Prishtina, e nis kundër ekipit Top Football mbrojtjen e trofeut të Kupës. Shorti është tërhequr të mërkurën në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kampionia Drita do të përballet me Besën në 1/16 e finales së Kupës së Kosovës. Në këtë fazë të garave të Kupës marrin pjesë edhe klubet e Superligës, ndërsa çiftet tjera janë:

Dukagjini – Ramiz Sadiku,

2 Korriku – Dinamo

Ballkani – Rilindja 1987,

Flamurtari – Vushtrria,

Drenica – Prizreni,

KEK-u – Vellaznimi,

Prishtina e Re – Lepenci,

Kika – Trepça ’89,

Liria – Suhareka,

Istogu 03 – Feronikeli ’74,

Gjilani – Istogu,

Llapi – Vjosa,

Trepça – Malisheva,

Ferizaj – Tefik Çanga.

Ballkani vjet ishte eliminuar në rundin e dytë të Kupës nga skuadra e Ligës së Parë, Rilindja 1974.
Skuadra pejane që drejtohet nga Faruk Statovci e kishte eliminuar Ballkanin pas ekzekutimit të penalltive (10:9).

Ndeshjet zhvillohen më 3/4/5 dhjetor.