Drita – Llapi dhe Prishtina – Ballkani janë dy super ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Kosovës, pas shortit të hedhur të mërkurën në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Gjilani ndërkohë do ta presë Lirinë, e Drenica do të takohet me Ferizajn.

Shorti ka caktuar edhe ndeshjen Dukagjini – Prishtina e Re, teksa Malisheva udhëton te skuadra e Ligës së Parë, Trepça ’89.

Këto ndeshje pritet të luhen në muajin shkurt.

Të gjitha çiftet:

Prishtina – Ballkani

Gjilani – Liria

Feronikeli 74’ – Dinamo

Drenica – Ferizaj

Dukagjini – Prishtina e Re

Drita – Llapi

Vushtrria – Vëllaznimi

Trepça 89 – Malisheva