Mbrojtësi i Barcelonës Jean-Clair Todibo e ka konfirmuar personalisht se ka rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ndërsa vet klubi i Barcelonës e kishte konfirmuar sot gjatë ditës se një lojtar i tyre ishte infektuar me virusin që ka kapluar gjithë botën.
“Unë jam në shtëpi duke ndjekur protokollin e duhur shëndetësor. Unë vërtet dua të kthehem në stërvitje, por tani është koha të qëndroj në shtëpi derisa virusi të ketë kaluar”, ka shkruar në Twitter mbrojtësi Todibo.
Kampioni i Kosovës në futboll Drita e ka ndalur në gjysmë rrugën e saj në Ligën e Kampionëve, pasi që futbollisti Hamdi Namani ka rezultuar pozitiv.
Kanë qenë rregullat e shtetit zviceran dhe protokollet e UEFA-së që kanë vendosur për të anuluar ndeshjen që Drita pritej ta zhvillonte mbrëmë ndaj kampionëve të Irlandës së Veriut.
KF Drita është kthyer sot në Kosovë dhe janë duke pritur shqyrtimin e lëndës nga UEFA për të parë se si do të procedohet me ndeshjen e radhës.
Barcelona do të luajë të premten kundër Bayern Munchen në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve./VAR Kosova/