Ylli i Kosovës Edon Zhegrova ka gjetur një mënyrë të veçantë për tu lidhur me fansat e tij.

Zhegrova që është duke qëndruar në Prishtinë, ka marrë një top, mbi të cilin ka vënë nënshkrimin e tij dhe nga një ndërtesë e lartë e ka goditur topin duke e gjuajtur diku nëpër rrugët e Prishtinës.

Anësori i kombëtares së Kosovës ka publikuar videon në Instagram duke shkruar se kushdo që do ta gjejë topin, do të marrë një dhuratë speciale nga ai.

Zhegrova nuk ka qenë fare i ftuar në ndeshjen e fundit të Baselit në Europa League, ku zvicëranët përfunduar rrugëtimin e tyre./VAR Kosova/