Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, me Sassuolon të shtunën e kanë fituar një pikë në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 18-të të Serie A.

Sassuolo barazoi 1:1 me Parman në shtëpi. Për Sassuolon ishte barazimi i dytë rresht në elitë.

Kristian Thorstvedt e kaloi në epërsi Sassuolon në minutën e 12-të.

Parma i barazoi shifrat në minutën e 24-t me golin që e realizoi sulmuesi nga Argjentina, Mateo Pellegrino.

Portieri shtatlartë Muriq kishte paraqitje pozitive te Sassuolo.

Sassuolo ka 23 pikë dhe është në mesin e tabelës. Parma gjithashtu është në mesin e tabelës me 18 pikë.