Kampionët e Ligue 1 kaluan tutje në Ligën e Kampionëve, pas fitores në një finish dramatik kundër skuadrës italiane, Atalanta.
Neymar dhe Kylian Mbappe nuk shënuan, por që të dy asistuan për golat e shënuar në minutën e 90-të dhe 90+3’.
Të dy yjet kurrë nuk do të largohen nga Parisi, ka thënë presidenti i klubit Nasser Al-Khelaifi.
“Të gjithë thonë se Parisi nuk ishte gati për Ligën e Kampionëve, por ne treguam një mentalitet të fortë me lojtarë shumë të mirë”, tha Al-Khelaifi për RMC Sport pas ndeshjes.
“Sot nuk jemi duke menduar për finalen, vetëm për gjysmëfinale. Është shumë me rëndësi të ndryshojmë mentalitet”, tha ai.
“Neymar dhe Kylian Mbappe janë dy prej futbollistëve më të mirë në botë, por ishte ekipi që pati një ndeshje shumë të mirë, ndonëse Neymar ishte shumë i mirë”, tha presidenti i PSG-së.
“Të dy do të qëndrojnë (në PSG), nuk do të largohen”, Al-Khelaifi./VAR Kosova/