Cristiano Ronaldo ka shënuar një tjetër gol në karrierën e tij të jashtëzakonshme.
Goli i realizuar të hënën mbrëma për yllin portugez të futbollit, Ronaldo, ishte i 959 në karrierë. Ronaldo realizoi golin e epërsisë 1:0 në minutën e 42-të. Por ekipi i Ronaldos, Al Nassr humbi derbin kundër Al Hilalit me rezultat 3:1.
Kjo ndeshje i takon javës së 15-të të elitës saudite të futbollit.
Al Nassr luajti me një lojtar më pak në fushë nga minuta e 60-të. Portieri i Al Nassr u përjashtua me karton të kuq, ndërsa Ronaldo u zëvendësua në minutën e 83-të.
Al Nassr mbetet shtatë pikë prapa liderit Al Hilalit në garën për titull të kampionit.





























