Kosovare Asllani me Suedinë e kanë fituar ndeshjen e parë të kualifikimeve për Kupën e Botës 2027.

Suedia fitoi të martën me rezultat 1:0 ndaj Italisë, në kuadër të Grupit 1 të Ligës A të Ligës së Kombeve.

Kapitenia Asllani kompletoi takimin.

Më 7 mars, Suedia luan ndaj Serbisë në Stara Pazova. Në grup është edhe Danimarka.