Vedat Muriqi i shënoi dy gola të shtunën në barazimin e Mallorcas në udhëtim tek Osasuna dhe në fund e fitoi epitetin e lojtarit më të mirë të ndeshjes. 

Ai ka thënë se është i kënaqur me formën individuale, por ka shtuar se skuadra ka mundur të fitojë më shumë. 

“Një përfundim i papritur. Kishim dy gola epërsi, këto ishin pikë shumë të rëndësishme. Do të donim që t’i merrnim tri pikët për shkak të mënyrës se si shkoi loja, por edhe një pikë është në rregull marrë parasysh këtë stadium të vështirë. Në fund, ata e morën një pikë nga ne. Na vjen keq por duhet të vazhdojmë. Te momenti i golit topi arriti tek unë ndërsa unë vrapova. E ndieja se do ta fitoja atë top”, deklaroi Muriqi pas ndeshjes për transmetuesin televiziv “Movistar”.