Ish sulmuesi i Premiere League dhe Senegalit ka bërë thirrje që bota e futbollit të dënoj trajtimin që është duke ua bërë Kina Ujgurëve mysliman, pavarësisht kostos financiare që mund ta ketë një gjë e tillë.   

“Lëvizja “Black Lives Matter” (“Jeta e afrikano-amerikanëve është e rëndësishme”) është më e fortë kur njerëzit me ngjyrë jo të zezë reagojnë”, i tha Ba BBC Sport.

“Kur do ta shohim pjesën tjetër të botë që të reagoj për myslimanët?”.

Më shumë se një milion ujgurë besohet që janë burgosur pa gjykime në kampe burgu vetëm në bazë të besimi të tyre dhe etnisë. Qeveria e Kinës i ka ndarë fëmijët ujgur nga prindërit e tyre si dhe pretendohet që gratë sterilizohen dhunshëm.

“Duhet që të përpiqemi që të organizojmë diçka në mënyrë që futbollistët të bëhen bashkë dhe në ndërkohë të flasim për këtë çështje se jo shumë njerëz dëshirojnë të bëjnë një gjë të tillë” tha ish sulmuesi i West Ham, Newcastle dhe Chelsea.

“E di që ka futbollistë që dëshirojnë të luftojnë për drejtësi, qofshin ata mysliman, të krishterë, budist apo çfarëdo besimi”, tha tutje ai.

“Si sportistë, kemi fuqi të cilën as vet nuk e dijmë që e kemi. Nëse bëhemi bashkë dhe lasim, gjërat ndryshojnë. Nëse ne ngritemi, njerëzit ngriten me ne”.

Ba nuk është futbollisti i parë që flet publikisht për çështjen e ujgurëve. Mesut Ozil i Arsenalit ka postuar më herët në rrjete sociale ku ka përmendur presekutimin e ujgurëve dhe ka bërë thirrje për solidaritet nga myslimanët tjerë.