Portieri i Kosovës, Arijanet Muriq, ka pësuar një gol nga penalltia të shtunën, por në fund, skuadra fitoi me skuadrën e tij, Sassuolon.
Sassuolo e mposhti në shtëpi Cagliarin, me rezultatin 2:1, në ndeshjen e xhiros së 31-të të Serie A.
Te Cagliari në bankën rezervë ishte portieri Alen Sherri.
Muriq u mposht pas gjysmë ore lojë nga sulmuesi Sebastiano Esposito.
Sassuolo i ka 42 pikë në vendin e dhjetë, ndërsa Cagliari vazhdon garën për mbijetesë. I ka 30 pikë.



























