Elon Berisha më nuk është trajner i skuadrës së futbollit Malisheva. Kjo u bë e ditur të dielën.
Ndarja me Berishën erdhi pas humbjes nga Prishtina e Re.
“FC Malisheva njofton opinionin publik se me marrëveshje të dyanshme ka shkëputur bashkëpunimin me kryetrajnerin Elon Berisha, ndihmës trajnerët Kastriot Rexha dhe Fitim Shabani. Pas ndeshjes së fundit kryetrajneri ka marrë përgjegjësinë dhe së bashku me menaxhmentin e klubit, është vendosur për ndërprerjen e bashkëpunimit”, shkruan në njoftim.
Ka kohë që Malisheva vuan nga stabiliteti në shtabin teknik.



























