Futbollistet e Kosovës U19 kanë fituar 6:0 ndaj Moldavisë.

Ndeshja e luajtur të dielën në Lituani i takoi raundit të dytë kualifikues për Euro 2026.

Kosova garon në Ligën B, prej të cilës kualifikimi në Evropian nuk është i mundur. Fituesi i grupit avancon në Ligën A për kualifikimet e ardhshme.

Më 15 prill, Kosova U19 luan ndaj Lituanië, ndërsa më 18 prill ndaj Ishujve Faroe.

Mirjeta Januzi, Anisa Meha (2), Leonesa Lecaj dhe Adela Sinani i shënuan golat.