Aston Villa nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim kundër Nottingham Forestit të dielën pasdite. 

Aston Villa barazoi 1:1, në ndeshjen e javës së 32-të të Premier Leagues së Anglisë.

Murillo shënoi autogol në minutën e 23-të, kurse vendësit barazuan rezultatin në minutën e 38-të nëpërmjet Neco Williamsit.

Aston Villa është në vendin e katërt me 55 pikë, kurse Nottinghami në pozitën e 16-të me 33 pikë.