Inter Miami ka gjetur trajnerin e ri, pas largimit të Javier Mascheranos.

Tekniku argjentinas, Guillermo Hoyos është emëruar si trajner i ekipit të parë, për ndeshjet e ardhshme.

Hoyos është një ish-futbollist profesionist me më shumë se 20 vjet përvojë loje, si dhe trajner dhe drejtor sportiv me përvojë të gjerë ndërkombëtare në botën e futbollit.

Ai ka drejtuar klube në vende të ndryshme, duke përfshirë Argjentinën, Meksikën, Kilin, Bolivinë, ku shërbeu edhe si trajner i ekipit kombëtar, Greqinë dhe Qipron.

Hoyos së fundi ishte Drejtor Sportiv i Inter Miamit, derisa tani do të jetë në rolin e trajnerit.