Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve dhe dy ndeshje pa fitore në La Liga, Real Madridi ka nevojë për një reagim kundër Deportivo Alavesit, i cili rrezikon rënien nga elita e futbollit spanjoll.

Humbjet nga Bayerni në Ligën e Kampionëve dhe Mallorca në La Liga, përfshirë edhe barazimin kundër Gironas, e kanë bërë prillin muaj për t’u harruar për Realin.

Një sezon pa trofe, i pari i klubit që nga viti 2021, mund të jetë pothuajse i pashmangshëm. Shtatë xhiro para fundit, Barcelona është nëntë pikë përpara Realit në krye të tabelës.

Por Reali synon të martën të shënojë fitoren e parë këtë muaj.

Ndeshja Real Madrid – Alaves luhet nga ora 21:30 në “Santiago Bernabeu”.

Ky duel i takon xhiros së 33-të të La Ligas.