Inter – Como, akti i katërt. Pas dy humbjeve në Serie A nga Interi, Como kërkon hakmarrjen të martën, në ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.
Ndeshja kthyese luhet të martën nga ora 21:00. Ndeshja e parë pati përfunduar baras pa gola.
Interi është në kërkim të triumfit të dyfishtë që nga viti 2010, titullit dhe Kupës së Italisë. Titullin dhe Kupën për herë të fundit, Interi i kishte fituar nën drejtimin e Jose Mourinhos në vitin 2010.
Interi, në fakt është një hap larg titullit të 21-të, pasi ka epërsi prej 12 pikësh ndaj Napolit dhe Milanit.
Interi mund ta sigurojë paraqitjen e arë në Kupën e Italisë që nga vitit 2023, ndërsa Como synon finalen për herë të parë në historinë e klubit.
Te Como luan mbrojtësi i krahut i Kosovës, Mërgim Vojvoda.





























