Ndonëse Vedat Muriqi po shkruan histori për Mallorcan, në Turqi ka shpesh raportime për kthimin e kosovarit në Superligën e këtij vendi.
Të martën mediumi “Sabah”, e i cituar nga shumë mediume të tjera turke, ka shkruar se Fenerbahçe ka arritur marrëveshje “preliminare” me Muriqin.
“Fenerbahçe ka firmosur marrëveshje preliminare me ish-sulmuesin, që është i hapur për kthim. Është mësuar se Fenerbahçe po përgatitet për të negociuar me klubin spanjoll për transferimin e kosovarit. Është raportuar se Mallorca do të fillojë negociatat në 10 milionë euro”, shkruan “Sabah”.
Barcelona është përmendur po ashtu si destinacion i mundshëm i Muriqit, ndonëse ai vazhdimisht e ka përsëritur se është i lumtur te Mallorca.
Muriqi ka kontratë deri në vitin 2029.




























