Mike Phelan, asistent i trajnerit të Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, e ka pranuar publikisht frikën nga Liverpool.
Ai ka deklaruar se janë përpjekur të shmangin ritualin e zakonshëm para ndeshjeve, duke mos u shfaqur lojtarëve video të Liverpool.
“Jemi përpjekur që lojtarëve të mos u shfaqim shumë nga Liverpool. Kjo më shumë për atë se kush jemi, sepse po hymë në atë rrugë (për t’ju shfaqur video) do t’i frikësonim për vdekje”, ka deklaruar Phelan.