Lionel Messi ka fituar gjithçka, por jo edhe titullin kampion bote me Argjentinën.

Mirëpo, ylli i Barcelonës ka thënë se nuk do të këmbente asnjë nga trofetë e fituar për tu bërë kampion botë.

“Do të doja të isha kampion bote. Por nuk mendoj se do të ndryshoja ndonjë gjë tjetër në karrierën time, vetëm për të qenë kampion bote. Ky është fati që ma dhuroi Zoti”, ka thënë Messi ndër të tjera.