Mesfushori i Arsenal, Mesut Ozil, ka luajtur vetëm 142 minuta këtë sezon.
Marrëdhënia e tij jo e mirë me trajnerin Unai Emery po i kushton klubit, i cili është i detyruar ta paguajë lojtarin edhe pas ai nuk po luan.
Deri në këtë fazë të sezonit Ozil ka marrë 3.7 nga totali i pagës së tij vjetore prej 15 milionë funtesh.
Kthyer në një mesatare, për secilin nga 142 minutat e luajtur këtë sezon Ozil ka fituar nga 26 mijë funte.





























