Mesfushori i Liverpool, James Milner, ka treguar një nga batutat që shkëmbejnë me Virgil van Dijk.

Mesfushori 33 vjeçar, i cili debutoi si profesionist më 2002 – si 16 vjeçar – ka shpjeguar se mbrojtësi holandez e ngacmon atë, sa herë sheh lojë të vjetra futbolli në kohën kur TV-të ishin bardhë e zi.

“Virgil më ngacmon gjithmonë. Kur shikojmë ndonjë ndeshje nga koha e televizorëve bardhë e zi, ai më thotë: Milly, cili numër je ti?”, ka rrëfyer Milner.