Shteti i Amerikës Latine tash e dy javë po përballet me protesta, që janë shndërruar në të dhunshme.

Një milion njerëz marshuan në kryeqytet për të kërkuar zgjidhje ndaj pabarazisë.

E tërë kjo ngjarje nuk ka mundur të kalojë pa u vërejtur nga dy prej futbollistëve më të njohur kilianë në botë.

“Uji, energjia elektrike, gazi, arsimi, kujdesi shëndetësor, pensionet, ilaçet, shtigjet, pyjet, fushat, akullnajat, transporti, janë shitur nga qeveria te sektor privat. Ne nuk duam një Kili për pakicën, por e duam një Kili për të gjithë. Mjaft më”, ka thënë Bravo.

Mesfushori i Barcelonës, Arturo Vidal i bëri jehonë komenteve të Bravos, duke thënë se politikanët duhet të dëgjojnë popullin.

Ndërsa Alexis Sanchez gjithashtu dërgoi mesazhin e tij të mbështetjes për protesta paqësore, ndërsa bëri thirrje që dhuna të ndalet nga të dyja palët.