Ish-perfaqësuesi i Holandës, Rafael van der Vaart, është treguar ‘brutal’ teksa ka folur për mbrojtësin e Manchester United, Harry Maguire.
“Kur shkoj të shikojë ndonjë klub amator të dielave, unë mund t’ua gjejë tre lojtarë që mund të luajnë si ai. E them këtë serizisht. Mund të duket budallëk që po e them këtë, por ai s’do ta dëgjoj edhe ashtu. Ne po flasim për një lojtar që u ble për 90 milionë euro. Atëherë, Van Dijk vlen 300 milionë”, tha Van der Vaart në një nga televizionet holandeze, ku ishte i ftuar si analist për ndeshjen Manchester United – Liverpool.