Mbrojtësi i djathtë i Juventusit, Danilo ka zbuluar se Cristiano Ronaldo dikur kishte thënë se Brazili do të kishte grumbulluar më shumë Kupa të Botës, nëse ai do të luante për ta.

28-vjeçari, i cili gjithashtu luajti bashkë me portugezin në Real Madrid, e vlerësoi lartë punën dhe përpjekjen e Cristianos.

“Cristiano Ronaldo dikur më tha që nëse ai do të kishte luajtur me ekipin kombëtar të Brazilit, ne do të kishim edhe pesë Kupa tjera të Botës”, tha Danilo.

Danilo gjithashtu tha se është kënaqësi që sërish e ka rastin të luajë me Ronaldon në një ekip.