Mesfushori i Belgjikës, Kevin De Bruyne e ka quajtur të rrejshme konkurrencën në Euro 2020.

Ai pretendon se formati i shortit është shenjë se futbolli po bëhet më shumë një biznes sesa sport.

Skuadra e Roberto Martinez fitoi të gjitha ndeshjet kualifikuese për të përfunduar në krye të Grupit I dhe kualifikohet automatikisht në finalen e kampionatit të ardhshëm, i cili do të mbahet në 12 qytete të ndryshme në të gjithë Evropën.

Shorti për grup do të zhvillohet më 30 nëntor por, për shkak të rregullave që përfshijnë vendet pritëse, Belgjika tashmë e di se do të ndodhet në Grupin B me Rusinë dhe Danimarkën.