Ka disa vite që kampioni i Italisë, Juventus, është duke tentuar të transferojë portierin e Milan, Gianluigi Donnarumma, duke synuar kështu që të gjejë një pasardhës të veteranit, Gianluigi Buffon.

Deri më tani, përpjekjet ka qenë të kota. Mirëpo, siç raporton Sport Mediaset, një transferim i Donnarumma në Juventus mund të bëhet realitet.

Sipas asaj që ka raportuar ky medium, Donnarumma, mund të transferohet në Juventus, vitin e ardhshëm (2020).

Për këtë është duke u kujdesur agjenti i tij, Mino Raiola.