Carlo Ancelottit i ishte pamundësuar transferimi në Tottenham për shkak të kompensimit që do të duhej ta merrte.

Ish-trajneri i Chelsea ishte një nga emrat për të zëvendësuar Mauricio Pochettino, pasi ai u shkarkua të martën pas pesë vjet e gjysmë në skuadrën londineze.

Ancelotti ishte shumë i shtrenjtë për Tottenham, dhe klubi zgjodhi të arrinte marrëveshje me Jose Mourinho, që erdhi me parametra zero, ngase ishte pa klub.