Ish-drejtori teknik i skuadrës nga angleze, Everton, Steve Walsh ka treguar një histori mjaftë interesante.
Ai tregon se sa ishte pjesë e klubit, kishte propozuar të blinin dy mbrojtës nga Hull City, Andrew Robertson dhe Harry Maguire. Ky i fundit, aktualisht është një prej mbrojtësve më të shtrenjtë në Premier Ligë.
“Sa isha në Everton, u ofrova atyre dy lojtarë të mirë, Andrew Robertson dhe Harry Maguire, kur ata ishin pjesë e Hull City. Të dytë, atëkohë mund t’i merrnim për 20 milionë funte”, ka treguar Walsh.
Edhe i riu, Erling Haalang, që është duke shkëlqyer këtë vit, mund të ishte pjesë e Everton.
“Po ashtu, ekzistonte mundësia e transferimit të Erling Haaland, për 4 milionë euro. E solla babanë e tij dhe Erling Haaland në klub për një marrëveshje, por Everton’i nuk dëshironte ta blinte”, tha Walsh.