Mbrojtësi spanjoll i Barcelonës ka folur për karrierën e tij, duke treguar se kurrë nuk do ta harrojë kohën e kaluar te Manchester Unitedi.
“Jam ai që jam për shkak të periudhës që kam kaluar në Manchester United, edhe pse nuk luaja aq sa doja. Por në pozicionin tim kishte dy qendërmbrojtës, që ishin në mesin e tre të parëve në botë në atë kohë”, ka thënë Pique.
Sa ishte pjesë e Manchester Unitedit, Pique në skuadër kishte Rio Ferdinandin dhe Nemanja Vidicin.




























