Drejtori i akademisë së Barcelonës, Patrick Kluivert, mendon se talentit mund t’i duhet të kthehet përsëri te Barcelona B, pasi paraqitjet e rregullta me gjasë do të jenë të kufizuara në nivelin e lartë.
“Ne po komunikojmë mirë me njëri-tjetrin. Nëse të gjithë lojtarët e skuadrës së parë janë 100 përqind, unë kam ndjenjën se ai do të duhet të luajë për Barcelonën B. Ne vepruam edhe me Carles Perez në fundjavë gjithashtu”, tha Patrick Kluivert
Në moshën 16 vjeçare e 298 ditë, Fati u bë lojtari më i ri që u paraqit për Barcelonën që nga viti 1941.
Ai hyri si zëvendësues në fitoren 5-2 në shtëpi ndaj Real Betisit më 28 gusht.
Një javë më vonë, ai shënoi golin e tij të parë për kampionët spanjollë në një barazim 2-2 me Osasunan, duke u bërë golashënuesi më i ri i klubit në La Liga.