Kombëtarja e Kosovës, sot përmbyllë kampanjën e ndeshjeve kualifikuese për Kampionatin Europian, që do të mbahet vitin e ardhshëm.

Ndonëse Kosova ka humbur gjasat për kualifikim përmes këtyre ndeshjeve, përballja me Anglinë në “Fadil Vokrri”, është mënyra më e mirë dhe më e ëmbël për tifozët “Dardanë”.

Kjo është hera e parë që Anglia luan një ndeshje në Kosovë dhe rrjedhimisht, për Kosovën kjo është ndeshje shumë e rëndësishme që zhvillohet në Prishtinë.

Anglia që si vendas mposhti Kosovën me rezultat 5-3, është pritur mjaftë mirë në Prishtinë.

“Dardanët”, por edhe qytetarët në rrugë, kanë organizuar edhe pritje speciale për anglezët.