Në ndeshjen e disa ditëve më parë, të cilën Brazili e humbi nga Argjentina, Paqueta kishte veshur fanelën me numrin 10-të.
Kjo nuk i ka pëlqyer legjenda së Brazilit Rivaldo.
Ish-numri i10-të i Brazilit, ka kritikuar drejtuesit e kombëtares për këtë veprim.
“Lojtari nuk duhet fajësuar, por stafi i kombëtares. Sepse ata e dinë peshën që ka fanela me këtë numër dhe në këtë formë mund të digjet një 22-vjeçar, i cili mund të ketë një të ardhme të shkëlqyeshme me Brazilin”, ka thënë Rivaldo.
Fanelën me numrin 10-të te Brazili, e kanë veshur futbollistë shumë të mëdhenj, si Pele, Rivelino, Zico, Rivaldo, Kaka, Ronaldinho dhe së fundit Neymar.