Një ekip i përbërë prej robotëve (që luajnë futboll), mund të jetë i gatshëm të sfidojë dhe të mposht njerëzit kampionë të botës deri në vitin 2050, ka thënë një profesor në Angli.
Me sistemin VAR që po mbizotëron titujt e mediave në Angli, njerëzit po pyesin se sa larg do të shkojë teknologjia në futboll.
Me sa duket, nuk do të ndalet derisa të na rrahë.
Profesori Maurice Pagnucco ka thënë për mediat angleze se një ekip i mbushur me futbollistë robotë, së shpejti do të jetë në gjendje të garojë me kampionët e botës.
“Nga mesi i shekullit XXI, një skuadër e përbërë nga robotët, do të fitojë një ndeshje futbolli, në përputhje me rregullat zyrtare të FIFA-s. Madje mund të fitojë edhe kundër fituesit të Kupës së Botës”, ka thënë profesori.