Ish-sulmuesi i Manchester United, Louis Saha, ka zbuluar një lajm interesant për ish-shokët e skuadrës së tij.
Saha ka treguar se si sulmuesi holandez, Ruud van Nistelrooy, e kishte bërë të qante atëkohë djaloshin e ri, Cristiano Ronaldo, gjatë stërvitjeve.
Kjo kishte ndodhur pikërisht në kohën kur kishte vdekur babai i Cristiano Ronaldo.
“Ruud van Nistelrooy e bëri të qante Cristiano Ronaldo, gjatë stërvitjes së skuadrës (Manchester United). Kjo kishte ndodhur pikërisht në kohën kur vdiq babai i Cristianos. Ruud i kishte thënë se mund të gjesh një baba të ri në Angi, duke përmendur asistentin e Sir Alex Ferguson. Më vonë i kishte kërkuar falje”, ka thënë Saha.
Babai i Ronaldos, Jose Dinis Aveiro, vdiq në vitin 2005 dhe nuk arriti të shihte suksesin e jashtëzakonshëm të djalit të tij.