Ish-mbrojtësi i Milanit, Thiago Silva, ka treguar disa prapaskena të transferimit në PSG.
Braziliani ka thënë se ishte Zlaran Ibrahimoviç që e telefonoi për ta pyetur se a është e vërtetë ajo që po e dëgjon në lajme.
“Pasi sapo kisha firmosur kontratën me PSG, më telefonoi Ibrahimoviç dhe më pyeti nëse e gjithë kjo ishte e vërtetë. Dhe unë i thashë ‘Po, është e kryer, sapo firmosa. Më pas Zlatan më tha se transferimi i tij në PSG varej nga unë” ka treguar Silva.
Dyshja Silva dhe Ibrahimoviç kaluan në PSG nga skuadra e Milanit, e që shënoi edhe rënien e skuadrës italiane.
Shumë tifozë mendojnë se largimi i kësaj dysheje ishte fatal për të ardhmen e klubit.