Për herë të parë në Shqipëri, është testuar se si funksionn sistemi VAR. Ky test është bërë në ndeshjen Tirana – Laçi, në “Elbasan Arena”.

Sistemi nuk do të ketë ndikim në këtë sfidë, por më shumë do të shikohet nga gjyqtarët dhe drejtuesit e FSHF, për t’u parë nëse do ia vlejë apo jo për t’u vendosur në të gjitha ndeshjet me kalimin e kohës.

VAR pritet të jetë prezent në Kategorinë Superiore në vitin 2021.