Mesfushori i Manchester United, Paul Pogba, ka munguar disa ndeshje këtë sezon në Premier League, pasi është i lënduar.

Francezi, për të cilin u raportua që mund të transferohet në Real Madrid ose që të kthehet në Itali te Juventusi, u bind nga trajneri i tij, Olegunar Solskjaer, që të qëndrojë në Manchester United.

Pogba që është jashtë fushës që nga muaji shtator, ishte menduar që të shëronte këmbën, por i njëjti është parë duke luajtur basketboll në SHBA.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, ai shihet në një palestër sportive, duke gjuajtur në kosh.

Duket se ai po luante basketboll me yllin e NBA, Jimmy Butler nga Miami Heat, pasi të njëjtit ia ka bërë tag në postim./VAR Kosova/