Kanë mbetur edhe disa orë deri përballja e Kosovës me Anglinë në “Fadil Vokrri” dhe futbollistët e Kosovës, kanë filluar të kërkojnë ndihmën e “Dardanëve”, për përkrahje më të madhe në stadium.

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Mërgim Vovojda, ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram, duke kërkuar tu tregohet anglezëve atmosfera e vërtetë në “Fadil Vokrri”.

“Nesër apet kysmet, veç nesër le t’iu tregojmë atyre çka është atmosfera në stadiumin Fadil Vokrri”, ka shkruar Vojvoda.

Ndeshja fillon prej orës 18:00, derisa dyert e stadiumit hapen në ora 16:00.