“The Special One” është rikthyer në Premier Ligë.
Tottenham ka konfirmuar emërimin e Jose Mourinho si menaxherin e tyre të ri për një kontratë që zgjat deri në vitin 2023.
Njoftimi vjen më pak se një ditë pasi Mauricio Pochettino u shkarkua nga klubi pas një fillimi të dobët të sezonit.
Spurs aktualisht ndodhen në vendin e 14-të në Premier League pas vetëm tre fitoreve nga 12 ndeshjet e tyre të para në ligë, ndërsa ata gjithashtu pësuan humbje 7-2 nga Bayern Munich në Ligën e Kampionëve.