I vetmi vend në Evropë ku po vazhdon liga e futbollit është ajo e Bjellorusisë, e njohur si Liga Premier.
Sapo ka përfunduar një nga takimet e kësaj jave, mirëpo lideri i ligës, Energetik BGU Minsk ka humbur në shtëpi nga Gorodeya që ishte në vendin e katërt por që me këtë fitore ka dalë në vendin e tretë.
Duke qenë si i vetmi vend në Evropë që ka ndeshje futbolli, transmetuesit e sportit janë duke kërkuar të drejta të transmetimit të kësaj lige.
Tashmë transmetimi i kësaj lige është zgjeruar së paku edhe në 10 vende tjera duke përfshirë Rusinë, Ukrainën, Izraelin dhe Indinë.
Vlen të theksohet se në këtë ligë luan edhe futbollisti shqiptar Elis Bakaj. Bakaj luan për Dinamo Brest që aktualisht zë vendin e pestë.