Boksi ka vazhduar në një lokacion befasues në Nikaragua, ku është organizuar një ngjarje e diskutueshme.
Aty u panë boksierë të spërkatur me dezinfektues dhe disa vajza me maska për fytyrën, në mes të pandemisë së koronavirusit.
Me botën pothuajse që ka suspenduar ngjarjet sportive për shkak të përhapjes së sëmundjes vdekjeprurëse, ndeshjet e boksit u transmetuan live në televizion përpara një publiku të paktë në Managua.
Organizatori Rosendo Alvarez, një ish kampion dy herë botëror, kishte mohuar kërcënimin e virusit, duke këmbëngulur se nevoja e luftëtarëve për të siguruar familjet e tyre tejkaloi implikimet e përhapjes së sëmundjes.