Mbrojtësi i Juventusit, De Ligt, është në dijeni të negociatave midis Juventusit dhe Barcelonës.
Holandezi ka thënë se ndihet rehar në Torino.
Sipas mediave italiane, nëse Barça shfaqet duke trokitur në derë për herë të dytë, De Ligt nuk e përjashton mundësinë të bashkohet me ta kësaj radhe.
Ai tha ‘jo’ verën e kaluar, por tani sheh më shumë mundësi për të luajtur në kampionatin spanjoll.