Autoritetet mjekësore spanjolle janë kundër rifillimit të kampionatit. 

Antonio Zapatero, drejtor i spitalit kryesor të kryeqytetit Madrid, ka thënë se janë pesimistë për mundësinë të një rikthimi të futbollit të luajtur brenda një kohe të shkurtër.

Ekspertët kanë marrë në konsideratë kushtet aktuale të pandemisë së Koronavirusit. 

Zopatero ka sqaruar se sa e rrezikshme është që futbollistët të zbresin në fushë, kur shumë prej tyre mund ta kenë virusin, por janë asimptomatikë.

Në periudhën asimptomatike, deri në dy ditë e gjysmë para simptomave dhe deri në gjysmë dite para fillimit të simptomave, ngarkesa virale është maksimale dhe mbajtja e distancës në fushë nuk është e mundur” tha ai.