Legjenda e futbollit, sulmuesi brazilian Ronaldo, ka thënë se ishte me fat që ishte transferuar te Interi në vitin 1997.

Numri 9 më i mirë i të gjitha kohërave, ishte transferuar nga Barcelona te Interi dhe thotë ka qenë një hap i duhur.

“Unë me të vërtetë kam qenë me fat. Doja të qëndroja te Barcelona, pranova të rinovoj kontratën me ta, por atëherë presidenti më thirri dhe u tërhoqa. Në anën tjetër, Interi ishin të gatshëm për të bërë lëvizjen. Ishte me të vërtetë një histori e bukur dashurie”, ka thënë Ronaldo.

Këto komente braziliani i bëri gjatë një bisede online, me ish-mbrojtësin italian, Fabio Cannavaro.