Sulmuesi nga Prizreni, Vedat Muriqi është njëri nga futbollistët kryesor të Kombëtares së Kosovës.
Ai ishte vëzhguar nga Kombëtarja e Turqisë. Këtë e ka bërë të ditur Albert Bunjaki në një intervistë për Reporterin.
Bunjaki ka treguar në detaje se çfarë kishte biseduar me Muriqin, si dhe flet edhe për interesimin që Turqia kishte për Luanin e Kosovës.
“Po Turqia ka qenë e interesuar. Para se të shkonte në Turqi, Vedati ka qenë në Shqipëri edhe në Kombëtaren e Shqipërisë edhe ne e kemi vëzhguar, e kemi përcjell, mirëpo në atë kohë Vedati ka pasur probleme edhe me klubin në Durrës,” ka thënë Bunjaki.
Ish-trajneri i Dardanëve tregoi se kishte hequr dorë nga një sulmues i njohur kosovar vetëm për ta marrë Muriqin.