Mesfushori belg, Radja Nainggolan sezonin e fundit ka treguar formë të mirë në Serie A.

‘Ninja’ siç njihet në Itali, ka thënë se do të donte të kthehej në Romë nga ku u largua 2 vite më parë.

“Do të doja të kthehem te Roma. Nëse kushte janë të mira, unë do të kthehem”, ka thënë belgu.

“Kam kaluar disa vite të mira atje, atje më kanë dashur, atje gjithmonë kam dhënë gjithçka”, ka thënë Nainggolan.

Radja u largua nga Roma dhe u transferua Interi, në vitin 2018.

Pastaj nga aty, iu bashkua Cagliarit, ku kishte luajtur edhe para se t’i bashkohej Romës.