Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova është një ndër futbollistët më të mirë që ka Kosova.

Djaloshi nga Prishtina, ka pasur paraqitje shumë të mira këtë vit për skuadrën zvicerane, Basel, ekip ky që kanë luajtur edhe shumë shqiptarë të tjerë.

21-vjeçari ka thënë se ndihet krenar që luan për Kosovën dhe se u ka thënë edhe të tjerëve që të zgjedhin Kombëtaren e Kosovës.

“Kam folur me shqiptarët që luajnë në Zvicër, dhe u kam thënë që të zgjedhin Kosovën përpara Zvicrës ”, ka thënë Zhegrova.