Barcelona e dëshiron me çdo kusht sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez.
Madje, është gati të sakrifikojë shumë për argjentinasin.
Drejtuesit e Barcelonës i kanë ofruar Interit të zgjedhin mes gjashtë lojtarëve të tyre si marrëveshje shkëmbimi për Lautaro Martinez.
Barça ka vënë në dispozicion mbrojtësin Samuel Umtiti, Junior Firpo, mbrojtësin e djathtë Nelson Semedo, kilianin Arturo Vidal, Rafinha dhe Jean-Clair Todibo.
Kjo ofertë është bërë për të zbritur çmimin e Lautaro Martinez.