
I pari i Bayern Munich, Karl-Heinz Rummenigge ka zbuluar se si ‘e kanë lëshuar nga dora’ brazilianin Philipe Coutinho.
Rummenigge ka treguar se kampionët e Gjermanisë, nuk e kanë shfrytëzuar opsionin e blerjes së futbollistit të Barcelonës.
Ata kishin mundësi që ta blinin për vlerën 120 milionë euro.
Pastaj, pas skadimit të klauzolës, një mundësi e tillë ka qenë e pamundur.
Megjithatë, ai ka thënë se do të shikojnë në të ardhmen nëse Coutinho do të jetë pjesë e ndërtimit të skuadrës së Bayern Munich.
“Opsioni i blerjes skadoi dhe ne nuk e menduam blerjen e tij. Jemi duke planifikuar freskimin e skuadrës tonë, pastaj do të shohim nëse ai do të jetë pjesë në sezonin e ardhshëm apo jo”, ka thënë Rummenigge.



























